Pacolli lë timonin e AKR-së, Kusari-Lila pritet të marrë drejtimin

Behgjet Pacolli ka paralajmëruar largimin nga kreu i AKR-së. Ai në një deklaratë të tij ka lënë të nënkuptohet se drejtimin e partisë do ta marrë kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, edhe pse këtë nuk e ka thënë në mënyrë të prerë.

Lajme

02/03/2015 15:50

Pacolli në një intervistë për OraNews, ka thënë se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e AKR-së, pavarësisht se kush merr drejtimin e partisë, Mimoza Kusari-Lila apo edhe dikush tjetër.

“AKR duhet të jetë edhe më e fuqishme dhe shumë shpejt do të dalim me lajmin se kush do ta drejtojë AKR. AKR—ja nuk është parti private që unë të them se Mimoza Kusari apo dikush tjetër, ai do të udhëheqë partinë. Sigurisht njerëz të devotshëm të AKR do të dinë të zgjedhin prijësin e mëtejshëm. Unë do të qëndroj fuqishëm pas atij apo asaj që do të drejtojnë AKR. Unë do të kontribuoj edhe më tepër, kështu që AKR do jetë më e fuqishme dhe ne do të jemi në skenën politike. Në zgjedhjet e ardhshme në do të jemi fuqishëm prezent me programin tonë sfidues, 100% ekonomik”, ka deklaruar Pacolli. (lajmi.net)