Pacolli i LDK-së që njoftoi për grantin për vëlllain e Fitore Pacollit: Qetësohu ministër, duhesh me dhanë llogari

Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, i cili njoftoi fillimisht se Blerim Pacolli, vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacollit ka fituar grant 100 mijë eurosh, i ka reaguar ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili i quajti kriminelë e të shthurur mentalë zyrtarët opozitarë. “Çkas…

Lajme

17/11/2024 15:58

Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, i cili njoftoi fillimisht se Blerim Pacolli, vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacollit ka fituar grant 100 mijë eurosh, i ka reaguar ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili i quajti kriminelë e të shthurur mentalë zyrtarët opozitarë.

“Çkas ninë njeri, veç nën qeverisjen e Vetëvendosjes, kriminela janë ata që e bëjnë publik krimin që e kanë ba ata! Qetësohuni moreee!”, shkroi Egzon Pacolli në një postim në Facebook.

“Ministër Faton Peci, të kisha sugjeru me u qetësu e mos me eskalu në gjuhë fyese e sharëse!”, shtoi ai.

Zyrtari i LDK-së tha se ministri duhet të japë llogari “me qetësi”.

“Paratë e dhëna për vëllaun e Fitore Pacollit e këshilltarin tënd, janë të shtetit jo të xhepit tuaj, prandaj duhesh me dhanë llogari, ama me qetësi! Hajde luftone krimin e premtum tash, masi iu nxunëm…”.