Pacolli i kundërpërgjigjet ministrit Peci: Dikur mbante bluzën me emrin e firmës sime e vinte në shtëpinë time, tani më quan vrasës
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka vazhduar që “punën” dhe angazhimin e tij ta zhvendosë në statuse në Facebook. Ai madje pati reaguar pas këshillës publike që i dha kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli. Peci e quajti “trim altruist” Pacollin. Peci shkoi edhe më tutje, duke e lidhur Pacollin edhe me…
Lajme
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka vazhduar që “punën” dhe angazhimin e tij ta zhvendosë në statuse në Facebook.
Ai madje pati reaguar pas këshillës publike që i dha kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli. Peci e quajti “trim altruist” Pacollin.
Peci shkoi edhe më tutje, duke e lidhur Pacollin edhe me një vrasje të rëndë.
Por është pikërisht Pacolli ai i cili iu kundërpërgjigj me një fotografi të vjetër të Pecit, në të cilën mbante emrin e firmës së njohur të Pacollit “Mabetex”.
Postimi i plotë:
A e kuptoni tani sa të besueshëm dhe të sinqertë janë këta “ministra”, apo sa kontraverze dhe të dyshimta janë veprimet e tyre?
Ky është një shembull praktik: dikur mbante bluzën me emrin e firmës sime ( Mabetex ) dhe vinte në shtëpinë time, ndërsa tani më quan vrasës.
Si mund të kuptohet kjo punë?./Lajmi.net/