Pacolli – Gurit: Motra jote ka përfituar 15 mijë euro nga MKRS për studime jashtë vendit

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli i ka reaguar deputetit të LDK-së, Paris Gurit i cili në vazhdimësi ka kërkuar nga ajo që “ti kthej 252 mijë eurot e përfituara nga shteti”. Për këto para, Pacolli ka thënë se nuk ka çka të kthej sepse sipas saj nuk ka marrë asgjë, shkruan lajmi.net. Ajo gjithashtu ka…

Lajme

28/07/2025 10:38

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli i ka reaguar deputetit të LDK-së, Paris Gurit i cili në vazhdimësi ka kërkuar nga ajo që “ti kthej 252 mijë eurot e përfituara nga shteti”.

Për këto para, Pacolli ka thënë se nuk ka çka të kthej sepse sipas saj nuk ka marrë asgjë, shkruan lajmi.net.

Ajo gjithashtu ka thënë se motra e deputetit Paris Guri i ka përfituar 15 mijë euro nga MKRS për studime jashtë vendit, e që ka thënë se është në mesin e 77-të të rinjve përfitues vetëm këtë vit që do të bëjnë master e doktoratë në botë.

“Ajo çka di me siguri të plotë është që motra jote është mbështetur sepse e ka merituar. Jo sepse është motra e deputetit, apo ka gjetur lidhje tjera për të përfituar. Kjo mbështetje ka ndodhur në kohën e Qeverisë Kurti 2. Standardi që kemi ndërtuar ne është i thjeshtë – kush e meriton dhe i plotëson kriteret e thirrjes publike, përfiton! Motra jote do të shkollohet jashtë për t’i kontribuar shtetit tonë. Me kutin tënd po të gjykoja do të thosha: Paris, ktheji paret!”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i saj i plotë: