Pacolli feston ditëlindjen, ja sa vjet mbushi ai

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka festuar sot ditëlindjen e tij të 70-të.

Lajme

30/08/2021 20:11

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se ditëlindjen e ka festuar me familjen e tij të ngushtë, duke falënderuar kështu edhe qytetarët që e kanë uruar.

“Sot festoj ditëlindjen time të 70 -të, por në situatën aktuale, po e festoj vetëm me familjen time të ngushtë.  Sidoqoftë, jam shumë mirënjohës për të gjithë ju që gjetët kohë për të më uruar sot.  Ndihem i realizuar dhe shumë komode në rrethin tuaj, së bashku me ju!”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka thënë se gjatë jetës së tij është përpjekur për të mirën e të tjerëve, ndërsa ka thënë se shumë herë ka sakrifikuar edhe veten e tij.

Postimi i plotë:

Sot festoj ditëlindjen time të 70 -të, por në situatën aktuale, po e festoj vetëm me familjen time të ngushtë. Sidoqoftë, jam shumë mirënjohës për të gjithë ju që gjetët kohë për të më uruar sot. Ndihem i realizuar dhe shumë komode në rrethin tuaj, së bashku me ju!

Gjithashtu do të ndihesha shumë më i lumtur nëse do të isha i sigurt se jam sjellur në mënyrë korrekte me secilin prej jush, me miqtë e mi, me të afërmit e mi, se isha një prind i mirë për fëmijët e mi, isha korrekt me stafin tim dhe ju në një apo në një menyrë tjeter kam arritur të motivoi për te mirë brezat e ardhshëm.
Unë nga ana ime jam përpjekur gjithemonë për të mirën e të tjerëve shumë herē duke e sakrifikuar veten time.
Shpresoj dikush ta ket kuptuar këtë.
Faleminderit miqtë e mi!