Pacolli e krahason rritjen e pagave me atë të Britanisë: I ka rritur shtesat për fëmijë 5 – 6 funte

Fitore Pacolli, deputete e VV-së, ka folur rreth rritjes së rrogave dhe shtesave të fëmijëve. Gjatë një debati, Pacolli në RTV 21 ka marrë shembull Britaninë e Madhe, duke deklaruar se ky vend i ka rritur nga pesë ose gjashtë funte shtesat për fëmijë. “Ne jemi shtet në krahasim me Britaninë, Britania ka shumëfish më…

Lajme

01/11/2024 09:04

Fitore Pacolli, deputete e VV-së, ka folur rreth rritjes së rrogave dhe shtesave të fëmijëve.

Gjatë një debati, Pacolli në RTV 21 ka marrë shembull Britaninë e Madhe, duke deklaruar se ky vend i ka rritur nga pesë ose gjashtë funte shtesat për fëmijë.

“Ne jemi shtet në krahasim me Britaninë, Britania ka shumëfish më shumë buxhet. Ka rëndësi vlera, sepse ne po kritikohemi pse i kemi rritur shtesat në shumën që i kemi rritur, a unë po ta jap një shembull prej një shteti supër të zhvilluar, prej një shteti me ekonomi shumë të fortë, i cili i ka rritë shtesat për fëmijë gjashtë funta, gjashtë funta” ,tha ajo.