Pacolli: Dorëheqja e Qeverisë shpëtim për vendin
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, duke komentuar gjendjen aktuale ka thënë se zgjidhja më e mirë është dorëheqja e Qeverisë së Isa Mustafës.

Lajme
Ai ka thënë se për të shpëtuar vendin nga kjo situatë dhe për të shmangur trazirat do duhej që Qeveria të dorëhiqet dhe vendi të shkojë në zgjedhje.
Pacolli me anë të një postim në Facebook, ka dënuar veprimet e opozitës në Kuvendin e Kosovës
“Unë jam i bindur që ngjarjet dhe pamjet e fundit në Kuvendin e Kosovës, nuk janë ato të cilat i nevojiten vendit”
“Qytetarët e Kosovës sot kanë halle mbijetese, dhe Qeveria Mustafa ka dështuar që nga dita e parë. Për të shpëtuar vendin nga një krizë më e thellë, dhe nga trazirat të cilat i kemi afër, dhe duke parë menaxhimin e dobët të kësaj situate politike, unë mendoj që Qeveria duhet të dorëhiqet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja” ka shkruar Pacolli