“Pacientja ka ardh tek ne pa shenja jete, e ka pas më parë një operim për heqjen e zorrës qorre” – Doktori kujdestar jep detaje për vdekjen e 8 vjeçares në Suharekë
Një 8 vjeçare ka ndërruar jetë dje në Suharekë. Ajo është dërguar pa shenja jete dje rreth orës 21:30 në shërbimin urgjent të QKMF-së në Suharekë. Doktori kujdestar që e ka pranuar 8 vjeçarën në Urgjencë, ka dhënë detaje për gjendjen e saj. “Atë e kemi pranu pa shenja jete, me bebëza të zgjeruara, pa…
Lajme
Një 8 vjeçare ka ndërruar jetë dje në Suharekë.
Ajo është dërguar pa shenja jete dje rreth orës 21:30 në shërbimin urgjent të QKMF-së në Suharekë.
Doktori kujdestar që e ka pranuar 8 vjeçarën në Urgjencë, ka dhënë detaje për gjendjen e saj.
“Atë e kemi pranu pa shenja jete, me bebëza të zgjeruara, pa tone të zemrës dhe pa frymëmarrja, acyanotike. Menjëherë kemi fillu me reanimim, adrenalinë dhe deturbilim, qysh shkojnë procedurat në raste të tilla. Fatkeqësisht ne si shërbim urgjent edhe si linja e parë në raste të tilla, nuk mund të marrim shumë informata rreth pacientit”, ka thënë doktori për T7.
Ai ka thënë se babai i saj ka treguar se vajza ka vjellur duke dal nga shtëpia dhe duke hipur në makinë.
“Sipas prindit të saj, babait, vajza ehde njëherë ka vjell duke dal prej shtëpisë, duke hipur në makinë. Por, tash pjesën tjetër në makinë sa e kanë bërë rrugën prej fshatit deri në qendër, nuk kanë dhënë ndonjë informacion se si ka qenë vajza, si ka reagu, a ka pas vjellje të mëtutjeshme apo diçka tjetër”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se si një informatë jo shumë të detajuar, e kanë kuptuar se vajza po trajtohej për një problem akut shëndetësor ditëve të fundit dhe se para një kohe jo shumë të largët, kishte hequr zorrën qorre.
“Ne si informatë përshkitazi kemi marrë informata se ajo ka qenë duke u trajtu për një problem akut shëndetësor këto ditë. Mesa kemi marrë vesh, me vjellje, barkëqitje dhe e kemi dëgju që para një kohe jo shumë larg, ka pas një procedurë invazive, do të thotë heqjen e zorrës qorre. Sa larg nuk e di kur ka qenë operacioni. Operacioni më herët është kryer. Nuk kemi arrit me e kuptu a ka ndodh para tre muajve, a para tri jave apo kur ka ndodh. Nuk ka qenë procedurë që ka ndodhur para tri-katër vitesh, ka ndodh më afër por saktë nuk e dimë. Njëherë e kemi dëgju si temë diskutimi gjatë reanimimit, do të thotë momente që nuk kemi mujt me u ndal me bisedu rreth asaj çështje sepse ka qenë e parëndësishme. Pasi e kanë kuptu prindërit që nuk ka më vajza shenja jete, e kanë përmend edh enjëherë, por nuk kemi mujt me bisedu më me ta për datën kur ka ndodh operimi”, ka shtuar ai.
Lajmin për vdekjen e saj, pak më parë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Me datën 14.12.2025, rreth orës 21:50 nga QKMF-Suharekë është raportuar se një fëmijë i gjinisë femërore rreth 8-vjeçare, nga fshati Greiçevcë, Suharekë është sjellë në repartin e Urgjencës pa shenja jete. Patrullat policore dhe hetuesit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë informuar nga mjeku kujdestar se fëmija, në momentin e pranimit në Urgjencë, nuk ka pasur shenja jete”, ka thënë Bytyqi për lajmi.net.
Ai ka thënë se për rastin është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda dhe është inicuar rasti si “hetim i vdekjes”
“Trupi i pajetë, me urdhër të Prokurorit kompetent, është dërguar për obduksion”, ka shtuar Bytyqi./Lajmi.net/