Pacienti thotë se do të kërkojë drejtësi në Strasburg për gazën e harruar në trup

Një padi e parashkruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë mund t`i nënshtrohet gjykimit ndërkombëtar.

Lajme

14/11/2014 07:56

Askush nuk është dënuar nga ekipi i mjekëve të QKUK-së për trajtimin e pandërgjegjshëm ndaj Isak Ahmetit gjatë një operacioni të zorrës së verbër, ku iu harrua gaza në trup, shkruan Koha Ditore.

Padia e ushtruar ndaj mjekëve është parashkruar tash nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Isaku dyshon se ndikimet nga lart e “thyen” Gjykatën përballë presioneve të “komandantëve” që i kërkonin të mos e padiste kirurgun Sharku.

Por, këtë presion duket se nuk e përballoi edhe ish-Gjykata Komunale në Prishtinë, tash Gjykata Themelore.

Kjo e fundit ka parshkruar padinë për veprën penale kundër ekipit të mjekëve në këtë operacion, që Isak Ahmetit ia harruan gazën në trup.

“As gjarpri nër gur nuk hjek sa kam hjek unë”, ka thënë Isak Ahmeti.