Paçarizi: Kurti e ka llom qeverinë, por s’i ndërron ministrat vetëm për të dalë i pagabueshëm
Opinionisti Rrahman Paçarizi është shprehur se kryeministri Albin Kurti nuk dëshiron ta krijojë përshtypjen se ka gabuar. Ai është shprehur se Kurti e ka qeverinë “llom” dhe sipas tij nuk pranon të ndërrojë ndonjë ministër, sepse siç u shpreh Paçarizi, dëshiron të dalë i pagabueshëm. “Ai nuk do ta krijojë përshtypjen se ka gabuar, ky…
Lajme
Opinionisti Rrahman Paçarizi është shprehur se kryeministri Albin Kurti nuk dëshiron ta krijojë përshtypjen se ka gabuar.
Ai është shprehur se Kurti e ka qeverinë “llom” dhe sipas tij nuk pranon të ndërrojë ndonjë ministër, sepse siç u shpreh Paçarizi, dëshiron të dalë i pagabueshëm.
“Ai nuk do ta krijojë përshtypjen se ka gabuar, ky është problemi themelor i Kurtit, llom e ka qeverinë, nuk shkon me i ndërru nga 5 a 6 ministra, kish përfitu shumë edhe te votat, edhe te qeverisja edhe te diçka tjetër, por nuk i ndërron sepse do të dalë i pagabueshëm”.
“Me e ndrru një ministër, i bie që e ka bërë një gabim, prandaj nuk pranon ta ndërrojë ministrin dhe ky është gabimi themelor i tij, i merr përsipër edhe gabimet dhe mospunën e anëtarëve të kabinetit të tij, vetëm që të mos dalë se ka gabuar”, është shprehur tutje Paçarizi./Klankosova.tv