Pa pritje të gjata në kufijtë e Kosovës, ja sa minuta po presin mërgimtarët në pikat kufitare

Në pikëkalimet kufitare të Kosovës aktualisht nuk raportohet për pritje të gjata, ndërsa lëvizja e automjeteve po zhvillohet kryesisht pa vonesa të theksuara. Sipas të dhënave të publikuara për gjendjen në kufi, në shumicën e pikave pritjet për hyrje dhe dalje janë 3 deri në 5 minuta. Në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje janë…

Lajme

11/08/2026 11:30

Në pikëkalimet kufitare të Kosovës aktualisht nuk raportohet për pritje të gjata, ndërsa lëvizja e automjeteve po zhvillohet kryesisht pa vonesa të theksuara.

Sipas të dhënave të publikuara për gjendjen në kufi, në shumicën e pikave pritjet për hyrje dhe dalje janë 3 deri në 5 minuta.

Në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje janë 3–5 minuta, ndërsa për dalje arrijnë deri në 15 minuta.

Në Qafë të Morinës,shkruan Sinjali automjetet po presin 2–3 minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje, ndërsa në Qafë të Prushit pritjet janë 1–2 minuta.

Ndërkaq, në pikat Bërnjak, Glloboqicë, Hani i Elezit, Jarinjë, Kullë, Merdarë, Muçibabë, Mutivodë, Stançiq dhe Vërmicë, koha e pritjes për automjete raportohet të jetë 3–5 minuta në të dyja drejtimet.

Gjendja në kufi mund të ndryshojë gjatë ditës, veçanërisht me rritjen e fluksit të automjeteve.