“Pa ndjenja” publikohet nga Mimoza Shkodra (Video)
Artistëve që lansuan projekte të reja këto ditë, i është shtuar edhe këngëtarja Mimoza Shkodra.

ShowBiz
Katër ditë pas daljes në treg të albumit live nga Mimoza Shkodra, këngëtarja hodhi në Youtube njërën nga këngët e albumit, shkruan lajmi.net.
Kënga “Pa ndjenja” është këngë ritmike, këngëtarja kishte vendosur ta sjell pa videoklip, përveç videos me disa imazhe të saj.
Mimoza së fundi është përfolur në medie për një lidhje të mundshme me këngëtarin Seldi Qalliu, por një gjë e tillë është mohuar nga vetë ajo. /Lajmi.net/
