Ozil zgjedh klubin e ri, nuk është Man Utd e as Barcelona
Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka filluar bisedimet për transferim te rivali i Premierligës, Chelsea.
Sport
Mesut Ozil pritet të largohet nga Arsenal, pas përfundimit të këtij sezoni.
Mesfushori gjerman ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me “Gunners”.
Kurse, deri më tani nuk ka shfaqur gatishmëri për vazhdimin e saj.
Në ndërkohë, mediat angleze raportojnë se Ozil ka filluar bisedimet me Chelsean për transferim në Stamford Bridge, përcjell “lajmi.net”.
Ozil kërkohet edhe nga Man Utd e Barcelona por “Blues” besojnë se mund ta mposhtin konkurrencën për transferimin e tij në vitin 2018. /Lajmi.net/