Ozil vazhdon me penallti

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil e ka lutur menaxherin Arsene Wenger që t’ia besojë ende detyrën e ekzekutimit të penalltive, pavarësisht gabimeve të tij në dy tentimet e fundit. Ozil u kritikua që nuk realizoi nga pika e bardhë në humbjen e Arsenalit nga Bayern Munich me rezultat 2:0 në mërkurën në Ligën e Kampionëve.…

Sport

21/02/2014 08:16

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil e ka lutur menaxherin Arsene Wenger që t’ia besojë ende detyrën e ekzekutimit të penalltive, pavarësisht gabimeve të tij në dy tentimet e fundit.

Ozil u kritikua që nuk realizoi nga pika e bardhë në humbjen e Arsenalit nga Bayern Munich me rezultat 2:0 në mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Gjermani e fitoi me mjaft mençuri penalltinë, por ekzekutimi i dobët ia mohoi Arsenalit mundësinë që të kalojë në epërsi kundër gjigantit bavarez. Kjo është hera e dytë që ai ka gabuar nga pika e bardhë gjatë këtij sezoni, pasi nuk realizoi edhe ndaj Olympique Marseille.

Kurse, Ozil kishte bilanc të dobët të ekzekutimit të penalltive edhe gjatë kohës sa ishte në Real Madrid.

Mirëpo, sipas Sport Telegraph, Ozil ka kërkuar nga Wenger që të mos ia heq përgjegjësinë, duke përmendur shembujt e dyshes së Bayernit, Arjen Robben dhe Bastian Schweinsteiger.

Të dy futbollistët humbën penallti në finalen e Ligës së Kampionëve më 2012 para se të rikthehen duke ndihmuar skuadrën e tyre të fitojë titullin një vit më vonë.