Ozil, shitja më e shtrenjtë e Realit
Real Madrid njihet si klub që transferon yje të futbollit. Por, gjiganti madrilen ka treguar se di edhe të shesë. Mesut Ozil u largua nga Santiago Bernabeu në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës të hënën duke iu bashkuar Arsenalit në transferim që kushtoi 45 milionë euro. Dhe, ylli gjerman u ngjit në…

Sport
Real Madrid njihet si klub që transferon yje të futbollit. Por, gjiganti madrilen ka treguar se di edhe të shesë.
Mesut Ozil u largua nga Santiago Bernabeu në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës të hënën duke iu bashkuar Arsenalit në transferim që kushtoi 45 milionë euro. Dhe, ylli gjerman u ngjit në krye të renditjes së shitjeve më të shtrenjta në histori të gjigantit madrilen.
Ozil braktisi Realin pas ardhjes së Gareth Bale në klubin nga kryeqyteti spanjoll. Ai pas vetes ka lanë futbollistë si Robinho, Gonzalo Higuain, Nicolas Anelka e të tjerë të cilët po ashtu u larguan nga Reali si shitje të shtrenjta. Mirëpo, asnjëri më tepër se Ozil.
Top 10 shitjet e Realit
Ozil – Arsenal 45 milionë euro
Robinho – Man City 42
Higuaín – Napoli 37
Anelk – PSG 31
Robbe – Bayern 25
Owen – Newcastle 24
Makelele – Chelsea 24
Seedorf – Inter 24
Redondo – Milan 21
Sneijder – Inter 18