Ozil, kthehu në Madrid

Menjëherë pas humbjes 2-1 nga Barcelona në El Clasico të shtunën, profili zyrtar i mesfushorit të Arsenalit, Mesut Ozil në rrjetin social Facebook është ‘bombarduar’ nga tifozët e Real Madridit të cilët kërkojnë nga ylli gjerman të kthehet në Santiago Bernabeu. Ozil braktisi Realin në fund të afatit kalimtar të verës duke u transferuar te…

Sport

28/10/2013 22:02

Menjëherë pas humbjes 2-1 nga Barcelona në El Clasico të shtunën, profili zyrtar i mesfushorit të Arsenalit, Mesut Ozil në rrjetin social Facebook është ‘bombarduar’ nga tifozët e Real Madridit të cilët kërkojnë nga ylli gjerman të kthehet në Santiago Bernabeu.

Ozil braktisi Realin në fund të afatit kalimtar të verës duke u transferuar te gjiganti londinez në kalim që kushtoi 50 milionë euro. Derisa ai ka shkëlqyer me paraqitjet e tij të para te Arsenali, Reali duket sikur vuan nga mungesa e tij dhe pas humbjes nga Barcelona në Nou Camp, gjendet gjashtë pikë larg kreut të tabelës.

“Ti do të duhej të ishe në El Clasico sonte, jo atje” dhe “Kthehu në Madrid” janë vetëm disa prej komenteve të postuara në një fotografi të Ozilit. Kurse, ka edhe të atillë që mendojnë se: “Cristiano Ronaldos po i mungojnë asistimet e tua”.

Një gjë është e sigurt, Ozil vështirë se do të kthehet në Madrid, ku Los Blancos pas shitjes së tij transferuan Gareth Balen nga Tottenham dhe trajneri i ri Carlo Ancelotti ka thënë se në vend të gjermanit preferoi të mbante në skuadër argjentinasin Angel di Maria.

Por, tifozët nuk duken të kënaqur.