Ozil flet pas humbjes së Arsenal: Chelsea nuk meritoi fitoren

Mesut Ozil ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes Arsenal – Chelsea.

Sport

30/12/2019 16:15

Chelsea ka arritur ta mposht Arsenalin, me përmbysje, me dy gola të shënuara në minutat e fundit të takimit.

Pas kësaj ndeshje, dëshpërimi ishte i madh në radhët e ‘Gunners’. Një gjë e tillë u pa edhe tek Ozil, i cili pas ndeshjes tha se Chelsea nuk meritoi fitoren.

“Sot, rezultati dhemb, pas performancës sonë më të mirë kohëve të fundit” ka thënë Ozil në ‘Instagram’, transmeton lajmi.net.

“Ne nuk merituam humbjen. Por, iu falënderoj për suportin e jashtëzakonshëm këtë pasdite. Kthehemi të mërkurën, së bashku” ka shtuar turku.

Ozil duket se do të kthehet në formacionin bazë të Arsenal, pas ardhjes së Mikel Arteta në krye të stolit të ‘Gunners’. /Lajmi.net/