OVL-UÇK thotë se nuk do të bashkëpunoj me Qeverinë e Kosovës për festimin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot në mbledhjen e mbajtur ka marr vendim që të mos bashkëpunojë me Qeverinë lidhur me festimin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe manifestimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Në vendimin e OVL e UÇK-së thuhet se ky vendim…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/474619324_1023855649773451_7763611193273965942_n-scaled.jpg)
Lajme
Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot në mbledhjen e mbajtur ka marr vendim që të mos bashkëpunojë me Qeverinë lidhur me festimin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe manifestimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Në vendimin e OVL e UÇK-së thuhet se ky vendim vjen pasi sipas tyre Qeveria aktuale e Kosovës nuk ka treguar asnjëherë gatishmërinë që të bashkëpunojë, transmeton Telegrafi.
“Duke parë të arsyeshme se kjo Qeveri ka qenë një nga qeveritë që ka shkelur çdo të drejtë tonën, ne si OVL e UÇK-së do të organizohemi me degët tona në çdo komunë të Kosovës që heronjtë, dëshmorët dhe sakrificën sublime të UÇK-së në këto dy data historike në mënyrë të organizuar nga Kryesia e OVL e UÇK-së dhe degët tona t’i festojmë dhe nderojmë në mënyrën më fisnike që na përket neve si luftëtarë të UÇK-së”, thuhet në vendim.