OVL-UÇK: Supremja rrëzoi udhëzimin diskriminues të Ministrisë së Hekuran Muratit
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, e cila ka shfuqizuar nenin e konsideruar diskriminues të Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2025, që kufizonte të drejtën e veteranëve për kompensim financiar. Në reagimin e saj, OVL-UÇK e ka quajtur këtë një “fitore të…
Lajme
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, e cila ka shfuqizuar nenin e konsideruar diskriminues të Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2025, që kufizonte të drejtën e veteranëve për kompensim financiar.
Në reagimin e saj, OVL-UÇK e ka quajtur këtë një “fitore të drejtësisë dhe të ligjit”, duke theksuar se vendimi i Gjykatës rikthen në vend një padrejtësi të bërë ndaj shumë veteranëve që, pavarësisht punësimit në sektorin privat, u ishin mohuar përfitimet ligjore nga skema e kompensimeve, transmeton lajmi.net.
“Gjykata Supreme ka konstatuar saktë se e drejta e veteranëve nuk mund të varet nga fakti nëse janë apo jo në marrëdhënie pune, por nga natyra e punëdhënësit, duke përjashtuar vetëm ata që paguhen nga buxheti i shtetit”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.
Sipas organizatës, ky vendim është një konfirmim i qartë se ligji që mbron dinjitetin e luftëtarëve të lirisë nuk mund të deformohet me akte nënligjore, dhe se çdo përpjekje për kufizim të paarsyeshëm të të drejtave të veteranëve bie ndesh me Kushtetutën dhe me vlerat e luftës çlirimtare.
OVL-UÇK ka falënderuar Gjykatën Supreme për vendimmarrjen që e cilëson si “të drejtë dhe të guximshme”, duke theksuar se ajo kontribuon në forcimin e shtetit ligjor dhe në mbrojtjen e të drejtave të atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.
Reagimi i plotë: