OVL-UÇK reagon pas sulmit të Gërvallës ndaj Haradinajt: Ne i kemi dal përball armikut, e disa si soji Donikës punuan në favor të tyre

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë reaguar pas sulmeve që ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ia ka bërë mbrëmë në Deça, kreut të AAK-së dhe kandidatit për kryeministër nga kjo parti, Ramush Haradinajt. Ajo e quajti Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, shkruan lajmi.net. OVL-UÇK përmes një komunikate…

Lajme

27/01/2025 14:15

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë reaguar pas sulmeve që ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ia ka bërë mbrëmë në Deça, kreut të AAK-së dhe kandidatit për kryeministër nga kjo parti, Ramush Haradinajt.

Ajo e quajti Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, shkruan lajmi.net.

OVL-UÇK përmes një komunikate publikuar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo nuk është hera e parë që Gërvalla e fyen UÇK por tani e ka tepruar.

“Ne nuk jemi vetëshpallur, por me vetëdije të plotë i kemi dalë përball armikut, atij armiku që disa si soji i Donikës, qysh në atë kohë, keni punuar në favor të armikut, duke përpiluar e grumbulluar e fabrikuar dëshmi të rreme kundër pjesëtarëve të UÇK-së dhe më pas duke i dërguar të shefat e juaj në Serbi e duke i rregulluar mirë ligjërisht gënjeshtrat e juaja dhe më pas duke i dërguar edhe në “gjykatën speciale” si dëshmi (për këtë ke pranuar në studio të hapur televizive vet ti Donika Gërvalla, apo E zeza Donikë)”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje: 

Donika Gërvalla – e zeza Donikë, për të saten herë është duke e fyer UÇK-në, udhëheqësit e saj dhe pjesëtarët e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare, por kësaj here e ka tepruar, madje shumë e ka tepruar, ku për qëllime elektorale (ndoshta me lejen apo edhe direktivat e shefit të vet) paska shenjëstruar komandantët, duke i quajtur të vetëshpallur, pa e logjikuar fare se; Lufta Çlirimtare, udhëheqësit e UÇK-së, gjymtyrët e invalidëve, mundi dhe sakrifica e popullit, gjaku i mbi 2500 dëshmorëve dhe me përkrahjen e ndihmën e Aleancës së NATO-s, u fitua liria dhe pavarësia e shtetit të Kosovës, të cilën liri po e gëzon ti e soji i yt që më së paku e meritoni!
Ne nuk jemi vetëshpallur, por me vetëdije të plotë i kemi dalë përball armikut, atij armiku që disa si soji i Donikës, qysh në atë kohë, keni punuar në favor të armikut, duke përpiluar e grumbulluar e fabrikuar dëshmi të rreme kundër pjesëtarëve të UÇK-së dhe më pas duke i dërguar të shefat e juaj në Serbi e duke i rregulluar mirë ligjërisht gënjeshtrat e juaja dhe më pas duke i dërguar edhe në “gjykatën speciale” si dëshmi (për këtë ke pranuar në studio të hapur televizive vet ti Donika Gërvalla, apo E zeza Donikë).
Po ta përkujtojmë Donikë një gjë, sepse këtë nuk ta kanë treguar serbet, se: Pas Betejës titanike të Kryekomandantit Adem Jashari dhe Familjes së tij në Prekaz më 5. 6. 7 mars 1998, ishin Haradinajt ata, që më 24 mars 1998 bënë luftë të paparë kundër forcave serbe, duke e vazhduar Luftën çlirimtare me pushkën dhe zërin e tyre; “Ooo prite Adem Jasharin moreee heeej”. E pra, kjo është Drenica e Dukagjini që E zeza Donikë ti i ke quajtur e po vazhdon t’i quash vende të krimit!?
Ti Donikë, nuk mundesh dhe nuk është e drejtë që dështimet, veprimet antikombëtare dhe punët e këqija që i ke bërë t’i fshehësh dhe as nuk mund t’i kthesh në suksese e të arritura, sepse populli thotë: “sytë janë me pa”, asnjë njohje për 4 vite, asnjë vizitë të suksesshme diplomatike vetëm fryrje, demagogji, e fjalë boshe që nuk i beson njeri, sepse këto janë gjera të dukshme!
I themi Donikës dhe sojit të saj, ndaloni me fyerje e veprime keqdashëse kundër Luftës së Lavdishme Çlirimtare dhe pjesëtarëve të UÇK-së, sepse një ditë, jo të largët, vet populli do t’u pështyj surratin e do tu hedh në kosha plehrash, sepse: “kur mbeturinat flasin keq për njerëz, vetëm plehrat ju besojnë dhe askush tjetër”.
Prishtinë, 27.01.2025 – OVL-UÇK, Kryetari Hysni Gucati.