OVL-UÇK pas aksionit te EULEX-i: Shenjë kujtese dhe proteste ndaj padrejtësisë që po u bëhet çlirimtarëve tanë
Organizatat e Veteranëve të Luftës, kanë zhvilluar sot një aksion simbolik pranë bazës së EULEX-it në Prishtinë. Ky aksion u zhvillua në vendin ku pesë vite më parë janë vetëdorëzuar ish-krerët e UÇK-së. “Ky aksion u zhvillua në shenjë kujtese dhe proteste ndaj padrejtësisë që po u bëhet çlirimtarëve tanë, të cilët prej pesë vitesh…
Lajme
Organizatat e Veteranëve të Luftës, kanë zhvilluar sot një aksion simbolik pranë bazës së EULEX-it në Prishtinë.
Ky aksion u zhvillua në vendin ku pesë vite më parë janë vetëdorëzuar ish-krerët e UÇK-së.
“Ky aksion u zhvillua në shenjë kujtese dhe proteste ndaj padrejtësisë që po u bëhet çlirimtarëve tanë, të cilët prej pesë vitesh vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë, pa drejtësi dhe pa vendim përfundimtar”, ka shkruar OVL-UÇK në Facebook.
Ata mbajtën në duar pankarta ku shkruhej “5 vjet padrejtësi e organizuar” dhe një shirit të verdhë me të njëjtin mesazh. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: