OVL-UÇK paralajmëron protestë kundër Gjykatës Speciale më 7 gusht

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste kundër Gjykatës Speciale më 7 gusht. Kjo është bërë e ditur gjatë një konference për media të mbajtur të hënën, ku udhëheqës të organizatës kanë kritikuar ashpër punën e Dhomave të Specializuara në Hagë. Ata e kanë cilësuar…

Lajme

28/07/2025 15:32

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste kundër Gjykatës Speciale më 7 gusht.

Kjo është bërë e ditur gjatë një konference për media të mbajtur të hënën, ku udhëheqës të organizatës kanë kritikuar ashpër punën e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ata e kanë cilësuar këtë gjykatë si të njëanshme dhe me qëllim të deformimit të luftës çlirimtare të UÇK-së.

“Gjykata Speciale po shërben si mekanizëm për njollosjen e luftës sonë të drejtë dhe përbaltjen e figurave kryesore të saj”, u tha në konferencë.

OVL-UÇK tha se protesta do të jetë paqësore dhe ka për qëllim të kundërshtojë padrejtësitë që, sipas tyre, po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së, të cilët tashmë po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.