OVL-UÇK në Gjilan pret në takim nipin e dy Heronjve të Kombit, Fahri Fazliun e ri: Me sakrificën e tyre lanë gjurmë të pashlyeshme
Kryetari i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjilan, Xhevdet Mehmeti, ka bërë të ditur se sot ka pritur në selinë e organizatës Fahri Fazliun e ri, djalin e veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Fadil Fazliu, dhe nipin e Heronjve të Kombit, Fahri dhe Bahri Fazliu. Përmes një postimi, Mehmeti…
Lajme
Kryetari i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjilan, Xhevdet Mehmeti, ka bërë të ditur se sot ka pritur në selinë e organizatës Fahri Fazliun e ri, djalin e veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Fadil Fazliu, dhe nipin e Heronjve të Kombit, Fahri dhe Bahri Fazliu.
Përmes një postimi, Mehmeti tha se organizata u “nderua me vizitë nga Fahri Fazliu i ri”, duke vlerësuar kontributin dhe sakrificën e familjes Fazliu në rrugëtimin kombëtar, transmeton lajmi.net.
Ai shprehu gjithashtu “respekt e mirënjohje për familjet e heronjve dhe dëshmorëve të kombit”, duke theksuar se ata “me sakrificën e tyre lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare”.
Sot, në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjilan, na nderoi me vizitë Fahri Fazliu i ri, djali i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Fadil Fazliu, dhe nipi i dy Heronjve të Kombit, Fahri Fazliu dhe Bahri Fazliu.
Me respekt e mirënjohje për familjet e heronjve dhe dëshmorëve të kombit, të cilët me sakrificën e tyre lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare./lajmi.net/