OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!”, thirrje për pjesëmarrje më 17 shkurt
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur mbështetjen e saj për marshin “Drejtësi, jo politikë!”, të organizuar nga platforma Liria ka Emër, i cili do të mbahet më 17 shkurt. Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e unitetit në…
Lajme
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur mbështetjen e saj për marshin “Drejtësi, jo politikë!”, të organizuar nga platforma Liria ka Emër, i cili do të mbahet më 17 shkurt.
Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e unitetit në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare, raporton lajmi.net
“Ne e mbështesim marshin ‘Drejtësi, jo politikë!’, të organizuar nga Liria ka Emër. Ky marsh duhet të jetë madhështor. Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që më 17 shkurt të dalin dhe të bashkohen në mbrojtje të atyre që na sollën lirinë dhe ndërtuan shtetin tonë”, tha Gucati.
Marshi ka për qëllim të përcjellë mesazhin se drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe larg ndikimeve politike, duke respektuar sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës./Lajmi.net/