OVL e UÇK-së përkujton Tahir dhe Nebih Mehën në 45-vjetorin e rënies heroike
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar sot 45-vjetorin e rënies heroike të Tahir Meha dhe Nebih Meha, duke nderuar jetën, veprën dhe qëndresën e tyre për liri dhe dinjitet kombëtar. Përmes një postimi në Facebook, OVL e UÇK-së ka vlerësuar sakrificën e familjes Meha si një nga simbolet më të fuqishme të…
Lajme
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar sot 45-vjetorin e rënies heroike të Tahir Meha dhe Nebih Meha, duke nderuar jetën, veprën dhe qëndresën e tyre për liri dhe dinjitet kombëtar.
Përmes një postimi në Facebook, OVL e UÇK-së ka vlerësuar sakrificën e familjes Meha si një nga simbolet më të fuqishme të rezistencës shqiptare.
“Sakrifica e familjes Meha mbetet një nga simbolet më të fuqishme të rezistencës shqiptare, frymëzim i përhershëm për brezat që luftuan dhe vazhdojnë ta duan atdheun me të njëjtin ideal”, thuhet në reagim.
Në fund të postimit, OVL e UÇK-së ka shprehur nderim për të rënët me mesazhin: “Lavdi!”. /Lajmi.net/