OVL e UÇK-së: E pafalshme që Kuvendin ta drejtojë fyesi i UÇK-së, ju përfaqësoni popullin që u çlirua pikërisht falë gjakut të dëshmorëve

Organizata e Veteranëve të UÇK-së e ka quajtur të pafalshme zgjedhjen e Dimal Bashës si Kryekuvendar marrë parasysh deklaratat e tij mbi UÇK-në. “OVL e UÇK-së shpreh indinjatën e thellë për zgjedhjen e Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate. “Ky person njihet për qëndrimet e tij denigruese…

Lajme

27/08/2025 19:28

Organizata e Veteranëve të UÇK-së e ka quajtur të pafalshme zgjedhjen e Dimal Bashës si Kryekuvendar marrë parasysh deklaratat e tij mbi UÇK-në.

“OVL e UÇK-së shpreh indinjatën e thellë për zgjedhjen e Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

“Ky person njihet për qëndrimet e tij denigruese dhe fyese ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e paraqitur atë si të lidhur me krimin dhe duke njollosur sakrificën më të madhe të popullit tone”.

OVL-ja e ka quajtur të pafalshme që Kuvendi të drejtohet nga dikush që ka fyer UÇK-në dhe dëshmorët.

“Është e papranueshme dhe e pafalshme që Kuvendi i Kosovës të drejtohet nga një njeri që ka fyer dhe sulmuar UÇK-në dhe Dëshmorët tanë”.

“Këtu lind pyetja për deputetët që e votuan këtë kandidat, përtej Lëvizjes Vetëvendosje: Si munde ta votosh dhe t’i jepni besimin një personi që vazhdimisht ka qenë kundër UÇK-së?”

“Ju përfaqësoni popullin që u çlirua pikërisht falë gjakut të UÇK-së?”

“Ky akt është një njollë e rëndë mbi dinjitetin e Kuvendit të Kosovës dhe një goditje e drejtpërdrejtë për vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti”.

Postimi i plotë:

OVL e UÇK-së shpreh indinjatën e thellë për zgjedhjen e Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës.
Ky person njihet për qëndrimet e tij denigruese dhe fyese ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e paraqitur atë si të lidhur me krimin dhe duke njollosur sakrificën më të madhe të popullit tonë.
Është e papranueshme dhe e pafalshme që Kuvendi i Kosovës të drejtohet nga një njeri që ka fyer dhe sulmuar UÇK-në dhe Dëshmorët tanë.
Këtu lind pyetja për deputetët që e votuan këtë kandidat, përtej Lëvizjes Vetëvendosje:
Si munde ta votosh dhe t’i jepni besimin një personi që vazhdimisht ka qenë kundër UÇK-së?
Ju përfaqësoni popullin që u çlirua pikërisht falë gjakut të UÇK-së?
Ky akt është një njollë e rëndë mbi dinjitetin e Kuvendit të Kosovës dhe një goditje e drejtpërdrejtë për vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti.
OVL UÇK do të mbetet gjithmonë në mbrojtje të UÇK-së dhe të vlerave të saj. Ne nuk do të lejojmë që historia jonë të tjetërsohet e as të përlyhet nga individë të tillë./Lajmi.net/