Osmani uron Kurban Bajramin: Në secilën shtëpi le të mbizotërojë gëzimi, shëndeti dhe dashuria

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar festën e Kurban Bajramit. Përmes një postimi në Facebook, Osmani thotë Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat më të larta njerëzore dhe për forcimin e lidhjeve, dashurisë dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve. “Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ju përcjell urimet më të përzemërta për paqe, harmoni…

Lajme

06/06/2025 08:18

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani thotë Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat më të larta njerëzore dhe për forcimin e lidhjeve, dashurisë dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve.

“Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ju përcjell urimet më të përzemërta për paqe, harmoni dhe begati në çdo familje. Kjo festë shpërfaqë shpirtin e solidaritetit, na kujton rëndësinë e sakrificës, përkushtimit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit. Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat më të larta njerëzore dhe për forcimin e lidhjeve, dashurisë dhe mirëkuptimit ndërmjet nesh”.

“Në këtë ditë të veçantë, uroj që në secilën shtëpi të mbizotërojë gëzimi, shëndeti dhe dashuria. Qoftë kjo festë një burim frymëzimi për një të ardhme më të ndritur, me më shumë dhembshuri, mirësi dhe respekt të ndërsjellë. Gëzuar dhe me fat Kurban Bajramin!”, ka uruar e para e vendit.