Osmani uron kadetët e rinj të FSK-së: T`i shërbeni me nder vendit tonë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar diplomimin e 16 kadetëve të FSK-së në Akademinë e Mbrojtjes. Përmes platformës ‘X’, presidentja e Osmani tha se “si oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, jeni betuar se do t’i shërbeni me nder vendit tonë”. “Urime 16 kadetët që kanë mbaruar Akademinë tonë të Mbrojtjes! Si oficerë…

Lajme

28/06/2024 19:52

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar diplomimin e 16 kadetëve të FSK-së në Akademinë e Mbrojtjes.

Përmes platformës ‘X’, presidentja e Osmani tha se “si oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, jeni betuar se do t’i shërbeni me nder vendit tonë”.

“Urime 16 kadetët që kanë mbaruar Akademinë tonë të Mbrojtjes! Si oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, jeni betuar se do t’i shërbeni me nder vendit tonë. Ju uroj të gjithëve karriera të gjata dhe të shkëlqyera ushtarake, duke sjellë krenari për veten tuaj, familjet tuaja, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Republikën tone”, ka shkruar Osmani.