Osmani uron Gjermaninë për kryesimin me BE-në, shpreson se do të hiqen vizat

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se Presidenca Gjermane e Bashkimi Evropian sjellë një momentum të ri sa i përket liberalizimi të vizave për Kosovën.

Lajme

01/07/2020 16:30

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka uruar Gjermaninë për marrjen e kryesimit të Presidencës së BE-së duke thënë se me Berlinin në timon, kosovarët do të kenë mundësinë të udhëtojnë pa viza.

“Presidenca e Gjermanisë sjellë një momentum të ri në çështjen e vonuar të liberalizimit të vizave për popullin e Kosovës. Ne jemi optimistë se me Gjermaninë në timon, njerëzit tanë përfundimisht do të kenë mundësinë të lëvizin lirshëm në Evropë. Ne kemi shpresë që Gjermania do ta ruajë besueshmërinë e BE-ë”, ka shkruar Osmani.