Osmani uron Ditën e Pavarësisë së Letonisë: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të tyre

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Presidentin e Letonisë, Esgars Rinkevics për Ditën e Pavarësisë. Ajo ka thënë se po forcohen lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit midis vendeve tona, shkruan lajmi.net. “Ishte një privilegj të vizitoja Rigën dhe një nder të mirëprisja Presidentin Rinkēvičs në Prishtinë këtë vit, ndërsa vazhdojmë të forcojmë lidhjet e…

Lajme

19/11/2025 09:28

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Presidentin e Letonisë, Esgars Rinkevics për Ditën e Pavarësisë.

Ajo ka thënë se po forcohen lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit midis vendeve tona, shkruan lajmi.net.

“Ishte një privilegj të vizitoja Rigën dhe një nder të mirëprisja Presidentin Rinkēvičs në Prishtinë këtë vit, ndërsa vazhdojmë të forcojmë lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit midis vendeve tona. Jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Letonisë dhe mezi presim të ndërtojmë mbi këtë partneritet në vitet në vijim”, ka shkruar Osmani “X”. /Lajmi.net/