Osmani uron Ditën e Çlirimit: Një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet e as fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 12 qershorin, Ditën e Çlirimit të Kosovës. Ajo ka thënë se në këtë ditë, 26 vite më parë, mbi tokën e djegur të Kosovës ka zbarkuar shpresa, e që ishin 50 mijë ushtarë të NATO-s që hynë në Kosovë për të kontribuar në çlirimin e një populli që…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 12 qershorin, Ditën e Çlirimit të Kosovës.
Ajo ka thënë se në këtë ditë, 26 vite më parë, mbi tokën e djegur të Kosovës ka zbarkuar shpresa, e që ishin 50 mijë ushtarë të NATO-s që hynë në Kosovë për të kontribuar në çlirimin e një populli që ishte i shtypur me shekuj.
Ajo ka thënë se në këtë ditë mbi një milion shqiptarë u kthyen në shtëpitë e tyre, shkruan lajmi.net.
Osmani ka thënë se luftëtarët e UÇK-së dhe ushtarët e NATO-s e kanë kthyer tmerrin në guxim dhe dhimbjen në shpresë, dhe në atë ditë historike ata kanë sjellur dritë pas një errësire të gjatë dhe e kanë bërë lirinë realitet.
“Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e NATO-s e kthyen tmerrin në guxim dhe dhimbjen në shpresë. Në atë ditë historike, ata sollën dritë pas një errësire të gjatë dhe e bënë lirinë realitet. Pavarësisht përpjekjeve të armiqve të Kosovës për ta ndryshuar historinë, një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet e as fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps. Kosova e lirë, e pavarur, demokratike, e përjetshme! Sepse përjetësinë ia dhanë dëshmorët e martirët e lirisë”, ka shkruar Osmani. /Lajmi.net/