Osmani uroi homologen e saj maqedonase pasi fitoi zgjedhjet: Mezi pres të punojmë së bashku

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar homologen e saj maqedonase Gordana Silanovska-Davkova pasi fitoi zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut. Përmes një postimi në “X”, Osmani ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë një angazhim të fortë për integrimin euroatlantik. Osmani ka shtuar se…

Lajme

09/05/2024 14:28

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar homologen e saj maqedonase Gordana Silanovska-Davkova pasi fitoi zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut.

Përmes një postimi në “X”, Osmani ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë një angazhim të fortë për integrimin euroatlantik.

Osmani ka shtuar se mezi pret të punoj së bashku me të për të thelluar bashkëpunimin mes dy shteteve.

Urime @gogamkd për fitoren e saj zgjedhore në Maqedoninë e Veriut dhe për t’u bërë presidentja e parë grua e vendit. Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë një angazhim të fortë për integrimin euroatlantik. Mezi pres të punoj me Presidentin e zgjedhur për të arritur këtë qëllim të përbashkët dhe për të thelluar më tej marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Postimi i plotë: