Osmani: Urime Fitër Bajramin me zemër të bardhë dhe me vepra të mbara
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Osmani në këtë ditë ka uruar për paqe, begati dhe harmoni në familjet dhe zemrat e të gjithë qytetarëve. “Kjo ditë feste shënon përmbylljen e një muaji sakrifice, devotshmërie dhe reflektimi. Bajrami është festë e mirësisë dhe e…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.
Osmani në këtë ditë ka uruar për paqe, begati dhe harmoni në familjet dhe zemrat e të gjithë qytetarëve.
“Kjo ditë feste shënon përmbylljen e një muaji sakrifice, devotshmërie dhe reflektimi. Bajrami është festë e mirësisë dhe e solidaritetit, një moment për ta ndarë gëzimin me familjen, miqtë dhe ata që kanë më shumë nevojë për dashuri dhe mbështetje”, ka thënë Osmani.
Tutje ajo thotë duke shpresuar që kjo ditë si një rikujtim se durimi, përkushtimi dhe zemërgjerësia janë vlera që duhet të na udhëheqin gjithnjë. /Lajmi.net/