Osmani udhëton për në Letoni, Presidenca: Vizita synon forcimin e marrëdhënieve dhe avacimin e bashkëpunimit bilateral

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Letoni, me ftesë të presidentit letonez, Edgars Rinkēvičs. Gjatë kësaj vizite, Osmani do të pritet nga Rinkēvičs, me të cilin përveç takimit tête-à-tête, “do të zhvillojë takim pune me delegacionet përkatëse, si dhe do të merr pjesë në drekën e punës të shtruar nga Presidenti Rinkēvičs”, njoftoi Presidenca.…

Lajme

14/07/2025 16:28

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Letoni, me ftesë të presidentit letonez, Edgars Rinkēvičs.

Gjatë kësaj vizite, Osmani do të pritet nga Rinkēvičs, me të cilin përveç takimit tête-à-tête, “do të zhvillojë takim pune me delegacionet përkatëse, si dhe do të merr pjesë në drekën e punës të shtruar nga Presidenti Rinkēvičs”, njoftoi Presidenca.

“Pas takimeve, të dy presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, me ç’rast Presidentja Osmani do t’i dorëzojë Presidentit Rinkēvičs medaljen ushtarake presidenciale për Forcat Mbrojtëse të Letonisë për kontributin e tyre për paqen dhe sigurinë si pjesë e KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Osmani do ta vizitojë edhe Qendrën e Ekselencës së NATO-s për Komunikim Strategjik (STRATCOM), do të zhvillojë po ashtu edhe takime me përfaqësues të Odës Ekonomike të Letonisë, si dhe do të ketë një diskutim me ekspertë dhe akademikë për politikat që garantojnë paqe dhe siguri të qëndrueshme, sipas Presidencës.

“Vizita e Presidentes Osmani synon forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore me Letoninë, avancimin e bashkëpunimit bilateral në fushat e politikës së jashtme, mbrojtjes e sigurisë, ekonomisë, integrimit euroatlantik, si dhe shkëmbimit të përvojave në fuqizimin e institucioneve demokratike”, thotë Presidenca.