lajmi.net

Osmani u shpreh ngushëllime familjeve të të vrarëve në Cetinje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur solidarizim me Malin e Zi pas ngjarjes tragjike në Cetinje ku mbetën të vrarë së paku 12 persona. Osmani, në platformën X, ka shkruar se në këtë kohë të vështirë për Malin e Zi, ngushëllimet e përzemërta shkojnë për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre. “Në…

Lajme

02/01/2025 08:34

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur solidarizim me Malin e Zi pas ngjarjes tragjike në Cetinje ku mbetën të vrarë së paku 12 persona.

Osmani, në platformën X, ka shkruar se në këtë kohë të vështirë për Malin e Zi, ngushëllimet e përzemërta shkojnë për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre.

“Në këtë kohë të vështirë për Malin e Zi, ne solidarizojmë dhe shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre pas të shtënave tragjike në Cetinje. Mendimet e mia janë me të gjithë komunitetin ndërsa ata vajtojnë dhe përballen me këtë akt të tmerrshëm”, ka shkruar presidentja.

Dymbëdhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë të mërkurën pasdite më 1 janar në Cetinjë të Malit të Zi, ndërsa katër persona të tjerë janë plagosur. Qeveria e Malit të Zi i ka shpallur tri ditë zie, më 2,3 dhe 4 janar, për shkak të këtij rasti.

 

LM