Osmani u shpreh e “bindur” nga VV, Hoxha e PDK-së: E bindur ndaj Kurtit keni qenë në vazhdimësi andaj edhe kjo sot nuk përbën befasi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se është bindur nga VV për ta mandatuar të nominuarin e tyre, Glauk Konjufcën për të formuar Qeverinë. Në lidhje me këtë, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha e ka pyetur Osmanin “me çfarë e kanë bindur?”. “A mos i kanë nënshkrimet e deputetëve që e përbëjnë 61-shin? A mos…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se është bindur nga VV për ta mandatuar të nominuarin e tyre, Glauk Konjufcën për të formuar Qeverinë.
Në lidhje me këtë, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha e ka pyetur Osmanin “me çfarë e kanë bindur?”.
“A mos i kanë nënshkrimet e deputetëve që e përbëjnë 61-shin? A mos ka marrëveshje politike që e mundëson 61-shin?”, ka pyetur Hoxha.
Ajo ka thënë se Osmani ishte në vazhdimësi e bindur ndaj Kurtit.
“E bindur ndaj Kurtit keni qenë në vazhdimësi andaj edhe kjo sot nuk përbën befasi”, ka shtuar Hoxha. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i saj: