Osmani: Trashëgimia e Papa Françeskut në përkushtimin ndaj të varfërve do të jetojë gjatë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut, krahas liderëve nga mbarë bota. E para e shtetit në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut është përshëndetur edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Osmani tha se Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut, krahas liderëve nga mbarë bota.
E para e shtetit në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut është përshëndetur edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Osmani tha se Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen, dinjitetin njerëzor dhe solidaritetin ndërmjet popujve.
“Trashëgimia e tij në përkushtimin ndaj të varfërve, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe ndërtimit të urave të miqësisë ndërmjet kombeve do të jetojë gjatë”, shkroi Osmani.
Vatikani njoftoi sot se Papa Françesku është varrosur në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë.