Osmani takon Rutten: Kosova e përkushtuar për të qenë partnere e besueshme e NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me sekretarin e NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të Samitit EPC në Danimarkë. Osmani shprehu kënaqësinë për këtë takim, derisa tha se ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe në gjithë Ballkanin…

Lajme

02/10/2025 14:50

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me sekretarin e NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të Samitit EPC në Danimarkë.

Osmani shprehu kënaqësinë për këtë takim, derisa tha se ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Theksova poashtu rolin vendimtar të NATO-s në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta”, tha Osmani./Lajmi.net/