Osmani takon Prattipatin: U diskutua për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, dhe rolin e Kosovës në Bordin e Paqes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, Anu Prattipatin. Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, me theks në rëndësinë e përmbylljes së proceseve kushtetuese dhë konsolidimit të plotë institucional, në funksion të stabilitetit…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, Anu Prattipatin.
Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, me theks në rëndësinë e përmbylljes së proceseve kushtetuese dhë konsolidimit të plotë institucional, në funksion të stabilitetit demokratik, zhvillimit të vendit dhe adresimit të nevojave të qytetarëve.
“Në takim u diskutua gjithashtu për rolin e Kosovës në Bordin e Paqes, si dhe për hapat e mëtejmë në këtë drejtim. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës për linjëzim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përputhje me interesat strategjike të vendit, si dhe për thellimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, ka njoftuar Presidenca. /Lajmi.net/