Osmani takon kryeministrit kroat, diskutojnë për partneritetin strategjik.

Presidentja e vendit,Vjosa Osmani, ka takuar Kryeministrin kroat, Andrej Plenković, ku kanë diskutuar partneritetin strategjik si dhe për rëndësinë e mbështetjes së Kroacisë. Ndër të tjera ajo falenderoi kryeministrin kroat për mikrëpritjen që i bëri në Dubrovnik. ‘’Dje, i shpreha mirënjohjen time të thellë Kryeministrit kroat, Andrej Plenković, për mikpritjen e ngrohtë në Dubrovnik, qytetin…

Lajme

10/10/2024 14:58

Presidentja e vendit,Vjosa Osmani, ka takuar Kryeministrin kroat, Andrej Plenković, ku kanë diskutuar partneritetin strategjik si dhe për rëndësinë e mbështetjes së Kroacisë.

Ndër të tjera ajo falenderoi kryeministrin kroat për mikrëpritjen që i bëri në Dubrovnik.

‘’Dje, i shpreha mirënjohjen time të thellë Kryeministrit kroat, Andrej Plenković, për mikpritjen e ngrohtë në Dubrovnik, qytetin historik që përfaqëson qëndresën dhe krenarinë e popullit kroat.

Në takim, riafirmuam partneritetin tonë strategjik dhe diskutuam rëndësinë e mbështetjes së pandërprerë të Kroacisë në çdo hap që ndërmarrim drejt institucioneve euroatlantike.’’-njoftoi Osmani./Lajmi.net/