Osmani takon komandantin suprem të forcave aleate për Evropë: Roli i NATO-s në Kosovë i pazëvëndësueshëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka zhvilluar një takim me Gjeneralin Christopher Cavoli, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO. Osmani ka thënë se në këtë takim kanë folur për rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Kosovë në mbrojtje të sigurisë dhe stabilitetit.…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/vjosa-2.jpg)
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka zhvilluar një takim me Gjeneralin Christopher Cavoli, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO.
Osmani ka thënë se në këtë takim kanë folur për rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Kosovë në mbrojtje të sigurisë dhe stabilitetit.
Presidentja ka thënë se në këtë kohë vendimtare për kontinentin Kosova do të bashkëpunojë ngushtë me NATO-n për të kontribuar në mënyrë aktive për sigurinë e rajonit dhe më gjerë.
“Diskutuam mbi rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Kosovë gjatë 23 viteve të fundit në mbrojtje të sigurisë dhe stabilitetit. Në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian, riafirmova përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për një bashkëpunim të ngushtë me aleancën, duke kontribuar aktivisht në sigurinë e rajonit dhe më gjerë”, ka shkruar presidentja Osmani.