Osmani takon homologun e saj nga Bullgaria: Biseduam për largimin e masave të padrejta ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Ajo ka thënë se ai është një mik i Kosovës dhe mbështetës i fuqishëm i aspiratave tona euroatlantike, shkruan lajmi.net. “Në takimin tonë në Riad, në qendër të bisedës ishin largimi i masave të padrejta ndaj Kosovës dhe avancimi i aplikacionit për…

Lajme

29/10/2025 09:39

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Ajo ka thënë se ai është një mik i Kosovës dhe mbështetës i fuqishëm i aspiratave tona euroatlantike, shkruan lajmi.net.

“Në takimin tonë në Riad, në qendër të bisedës ishin largimi i masave të padrejta ndaj Kosovës dhe avancimi i aplikacionit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, si pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta për të forcuar stabilitetin rajonal dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona në kuadër të partneritetit evropian dhe euroatlantik”, ka njoftuar Osmani. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: