Osmani takon ambasadorin francez, flasin për bashkëpunimin e vazhdueshëm të dy vendeve

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar dje një takim  me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot. Sipas Presidencës, në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend, Samitin e ardhshëm të Frankofonisë, si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, raporton Express. “Në këtë takim, Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim…

Lajme

29/06/2024 09:27

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar dje një takim  me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Sipas Presidencës, në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend, Samitin e ardhshëm të Frankofonisë, si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, raporton Express.

“Në këtë takim, Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Francës, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.