Osmani takoi ministrin australian, diskutohet për rolin e diasporës në Australi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar ministrin australian Bill Shorten. Përmes një postimi në “X”, ajo ka thënë se në takim e ka falënderuar atë për mbështetjen e palëkundur të Australisë për Kosovën. “Në Zvicër falënderova ministrin australian Bill Shorten për mbështetjen e palëkundur të vendit të tij për Kosovën.  Së bashku, diskutuam marrëdhëniet…

Lajme

17/06/2024 13:31

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar ministrin australian Bill Shorten.

Përmes një postimi në “X”, ajo ka thënë se në takim e ka falënderuar atë për mbështetjen e palëkundur të Australisë për Kosovën.

“Në Zvicër falënderova ministrin australian Bill Shorten për mbështetjen e palëkundur të vendit të tij për Kosovën.  Së bashku, diskutuam marrëdhëniet tona të shkëlqyera, zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe rolin e paçmuar të diasporës sonë në Australi në forcimin e partneritetit tonë të qëndrueshëm”, ka shkruar Osmani. 

Postimi i plotë: