Osmani takohet me zyrtaren amerikane në Kosovë, diskutohet për bllokadën e kuvendit
Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, Anu Prattipati Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Me këtë rast, Osmani shprehu mirënjohjen e saj të thellë për përkrahjen e presidentit Donald Trump dhe për…

Lajme
Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, Anu Prattipati
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Me këtë rast, Osmani shprehu mirënjohjen e saj të thellë për përkrahjen e presidentit Donald Trump dhe për fjalët e fuqishme mbi partneritetin me Kosovë. Ajo rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur për të punuar ngushtë me Presidentin Trump në thellimin e mëtejshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara dhe në avancimin e objektivave të përbashkëta strategjike.
Presidentja Osmani vlerësoi lart lajmin të cilin ia ka komunikuar javën e kaluar Zëvendëssekretari amerikan Christopher Landau për vazhdimin e Kompaktit të MCC-së në Kosovë, si një hap që do të ndihmojë ndjeshëm zhvillimin afatgjatë dhe strategjik të sektorit të energjisë, si dhe zhvillimet pozitive në aspektin e integrimit të Kosovës në peizazhin digjital global.
Tutje, Osmani dhe Prattipati diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, në veçanti për çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe pritshmëritë për hapat e mëtejmë.
Ndër të tjera, u diskutua edhe për hapa konkretë në funksion të thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët./Lajmi.net/