Osmani takohet me zv-presidenten amerikane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Zëvendës Presidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, gjatë qëndrimit në Zvicër. Osmani, mes tjerash ka thënë se ia ka përcjellë mirënjohjen e thellë të Kosovës për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së. “Me Zëvendës Presidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris. I përcolla mirënjohjen e thellë të…

Lajme

15/06/2024 21:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Zëvendës Presidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, gjatë qëndrimit në Zvicër.

Osmani, mes tjerash ka thënë se ia ka përcjellë mirënjohjen e thellë të Kosovës për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së.

“Me Zëvendës Presidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris. I përcolla mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë tonë të përjetshme!”, shkroi Osmani.