Osmani takohet me takohet me zyrtaren amerikane, Anu Prattipati-temë diskutimi zvarritja e konstituimit të Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pak para takimit me partitë politike, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati. Siç njofton Presidenca, temë diskutimi ka qenë zvarritja e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, transmeton lajmi.net “Sikurse edhe në takimet e kaluara, u diskutua për rëndësinë e konstituimit sa më…

Lajme

15/05/2025 12:05

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pak para takimit me partitë politike, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati.

Siç njofton Presidenca, temë diskutimi ka qenë zvarritja e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, transmeton lajmi.net

“Sikurse edhe në takimet e kaluara, u diskutua për rëndësinë e konstituimit sa më parë të institucioneve të Kosovës dhe për pasojat me të cilat përballet vendi ynë për shkak të kësaj zvarritjeje.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Presidencës.

Postimi i plotë:

Presidentja Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, znj. Anu Prattipati

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të rregullt të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati
Sikurse edhe në takimet e kaluara, u diskutua për rëndësinë e konstituimit sa më parë të institucioneve të Kosovës dhe për pasojat me të cilat përballet vendi ynë për shkak të kësaj zvarritjeje.

Përveç kësaj u diskutuan tema konkrete të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar të Amerikës, që ndër të tjera përfshijnë fushën e diplomacisë dhe mbrojtjes./Lajmi.net/