Osmani takohet me presidentin e Kolumbisë, flasin për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Kolumbi ka takuar presidentin e Kolumbisë, Gustavo Petro. Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo është vizita e parë e një kreu të shtetit nga Kosova në Kolumbi, shkruan lajmi.net. “Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi,…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Kolumbi ka takuar presidentin e Kolumbisë, Gustavo Petro.
Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo është vizita e parë e një kreu të shtetit nga Kosova në Kolumbi, shkruan lajmi.net.
“Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Mirënjohëse pafund për mbështetjen për Kosovën!”, ka shkruar Osmani. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë në Facebook: