Osmani takohet me Presidentin austriak, diskutime për forcimin e marrëdhënieve Kosovë–Austri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer, gjatë vizitës së saj në Alpbach. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani përmes një postimi në rrjete sociale, ku theksoi se takimi ishte i përshkuar nga diskutime miqësore mbi mënyrat për forcimin…

Lajme

25/08/2025 21:50

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer, gjatë vizitës së saj në Alpbach.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani përmes një postimi në rrjete sociale, ku theksoi se takimi ishte i përshkuar nga diskutime miqësore mbi mënyrat për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, si dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer, në Alpbach-un e bukur. Diskutime miqësore mbi forcimin e marrëdhënieve me Austrinë, një nga aleatët më të fortë të popullit tonë”, ka shkruar Osmani.

Austria ka qenë ndër mbështetëset kryesore të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ndërsa Osmani e ka cilësuar këtë shtet si një nga aleatët më të fortë të popullit të Kosovës.