Osmani takohet me Prattipat-in, flitet për partneritetin me Amerikën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Gjatë takimit, diskutimet u fokusuan në zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë edhe çështjet që lidhen me sigurinë. Në këtë kontekst, Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar. “Si…

Lajme

06/11/2025 08:51

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Gjatë takimit, diskutimet u fokusuan në zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë edhe çështjet që lidhen me sigurinë.

Në këtë kontekst, Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar.

“Si gjithnjë, rikonfirmoj përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, ka theksuar Osmani.

Ajo gjithashtu vlerësoi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Partneriteti me SHBA-të është strategjik e thelbësor për suksesin e Kosovës”, tha Osmani.